Bota

Kryeministri Conte takon familjarët e viktimave në Xhenova

Ndërsa Xhenova është në zi, Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, po zhvillon takime me të afërm të viktimave që janë identifikuar deri tani.  Conte u ndal dhe në dy spitale për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurve. Ndërkaq, në orën 12:30 minuta do të jetë në mjediset e Prefekturës së Xhenovas për një mbledhje me zv.Kryeministrat Luigi Di Maio e Matteo Salvini, si dhe me Ministrin e Trasporteve, Danilo Toninelli.