Bota

Kryeministri i Çekisë: Duhet plan për emigrantët

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, tha se nevojitet një plan gjithëpërfshirës veprimi për të ndaluar migrimin e paligjshëm. “Nëse Italia dhe Malta nuk i mirëpresin migrantët, Spanja i mirëpret. Në këtë mënyrë, ne u dërgojmë mesazh atyre se mund të vijnë në Evropë, nga Maroku përmes Spanjës”, shkroi Babis në një artikull për gazetën çeke, Dnes. Ai shtoi se kjo duhet të ndryshojë; në të kundërtën, fluksi i migrantëve nuk do të ndalojë kurrë”.