Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Xhenova. Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të shembjes së urës Morandi, ku humbën jetën të paktën 39 persona do të zgjasë 12 muaj. Gjatë një konference për shtyp, Conte tha se viktimat nga tragjedia vazhdojnë të rriten dhe se ende nuk ka një bilanc përfundimtar.