Në vizitën në Estoni, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sovranitetit dhe mbrojtjes së demokracisë nga ndikimet e jashtme. Rama u shpreh se Shqipëria dhe Estonia qëndrojnë të vendosura për të ruajtur lirinë dhe vlerat demokratike.
Me të drejtë përmendet që Estoninë dhe Shqipërinë i bashkon jo vetëm NATO, por edhe refuzimi i çdo përpjekjeje për të minuar mënyrën tonë demokratike të jetesës.
Ne jemi dy kombe që më së fundi jetojnë me dëshirën për të arritur të ardhmen, ashtu si janë mbajtur për shumë gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen e tyre, por për shkak të imponimit të regjimeve që ndanim deri në një moment të caktuar në histori.
Ne jemi të vendosur të mbrojmë atë që kemi dhe kjo jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi, por edhe aleatë dhe miq të natyrshëm.
Gjatë konferencës me homologun estonez, Kristen Michal, Rama shprehu mirënjohjen për mikpritjen, duke theksuar rëndësinë e këtij vendi si një “laborator i së ardhmes” dhe shembull për Shqipërinë. Po ashtu, theksoi dobinë e ndarjes së eksperiencës së Estonisë për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik dhe rëndësinë e bashkëpunimit në nivelin arsimor dhe novacionin dixhital.
Teksa vuri në dukje se Shqipëria synon të ndjekë shembullin e Estonisë në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit, gjithashtu Rama përmendi rritjen e bashkëpunimit ekonomik e turistik, duke theksuar trefishimin e numrit të vizitorëve estonezë që prej 2023-ës e shpresën për zgjerimin e linjave të fluturimeve direkte.