Sport

Kukureja rrëfen sikletin gjatë ngritjes së Kupës së Botës: Trump nuk donte të largohej nga skena, isha i tmerruar!

Mark Kukureja, i sapoardhur nga fitimi i Kupës së Botës për Klube me Çelsin zbuloi për Jijantes FC një histori sureale prapaskenave që ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku ishte i ftuar special, Donald Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara papritur “vodhi” shfaqjen gjatë momentit më solemn të mbrëmjes.

LEXO EDHE: Chelsea festoi me një kopje, Trump lëshon deklaratën e çuditshme për Botërorin e Klubeve: Trofeu i vërtetë ndodhet në Zyrën Ovale, FIFA ma “fali”

“Na thanë se Trump do ta dorëzonte trofeun dhe se askush nuk duhej ta ngrinte derisa ai të largohej”, deklaroi Kukureja.

Por skenari mori një kthesë të papritur: Trump u ngjit në podium dhe vendosi të qëndronte, pavarësisht sinjaleve të vazhdueshme nga Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, i cili u përpoq më kot ta bindte të zbriste në mënyrë që ceremonia të mund të ecte sipas planit.

LEXO EDHE: FIFA ndryshon historinë, Chelsea njihet si kampioni i parë zyrtar i Botërorit të Klubeve! Ja si do të quhen fituesit e mëparshëm

“Ne të gjithë po qëndronim aty duke pritur që ai të largohej, por ai nuk bëri asgjë. Ai vetëm na shikoi dhe tha: ‘Ngrijeni lart, unë do të qëndroj këtu’”, rrëfeu mbrojtësi spanjoll, gjysmë i argëtuar, gjysmë mosbesues.

“Dhe kush do të guxonte t’i thoshte diçka? U tmerrova vërtet”, tha ai duke qeshur.