Kur bëhet fjalë për mëngjesin, të gjithë kanë të drejtë për mendimin e tyre. Edhe koha më e mirë për të ngrënë darkë është një temë e diskutueshme, por jo aq sa koha më e mirë për të ngrënë mëngjes. Në fakt, vakti i parë i ditës, edhe falë një shtytjeje të madhe nga kompanitë e drithërave ndër vite, konsiderohet nga shumë si më i rëndësishmi. Ka nga ata që preferojnë ta anashkalojnë e të vazhdojnë me kafe deri në drekë.
Thënë kështu, nga një perspektivë thjesht metabolike dhe shëndetësore, a ka një kohë veçanërisht të mirë për mëngjes? Nëse po, a ka disa ushqime që janë më të përshtatshme se të tjerat? Para së gjithash, shumica e nutricionistëve thonë se është shumë më mirë të prisni disa orë, ndoshta deri në mes të mëngjesit.
Si zgjedhje, sigurisht që ka kuptim. Para së gjithash, periudha e agjërimit pas pushimit zgjatet e “ju i jepni pushim edhe zorrëve”, për të cituar mjekun Rupy Aujlan.
Të ngrënit sipas orareve specifike, pra me një interval prej të paktën 12 orësh ndërmjet vaktit të fundit të ditës së mëparshme dhe të parës së ditës tjetër, e shtyn trupin të djegë dhjamin e jo karbohidratet. Në një situatë të tillë, humbja e peshës forcohet dhe mbajtja e një shëndeti të mirë metabolik të gjithanshëm bëhet më e lehtë. Sipas Dr. Rupy Aujlas, kur të zgjoheni, fillimisht duhet të mendoni për rihidratimin me ujë. Edhe sepse gjatë natës veshkat “punojnë jashtë orarit”. Për këtë arsye, ujit që pini, i shtoni një majë kripë, pa ngrënë para orës 9 ose 10 të mëngjesit.
Një tjetër arsye e mirë për të mos ngrënë mëngjes kur zgjoheni është se shumë shpesh nuk jeni të uritur në atë moment.
Para së gjithash, kjo mbështetet nga Adam Collins, profesor i asociuar i të ushqyerit në Universitetin Surrey, i cili pohon se herët në mëngjes, trupi “tashmë ka filluar të sekretojë glukozë në gjak, për t’u përgatitur për t’u zgjuar. Kështu që ju zgjoheni me rezerva energjie tashmë në qarkullim.”
Problemi me zgjedhjet tipike të mëngjesit, të cilat përgjithësisht janë të larta në karbohidrate, si drithërat, buka e thekur dhe ëmbëlsirat, është se ato “shkaktojnë një rritje të glicemisë”.
Më pas, uria kthehet, përgjithësisht në mes të mëngjesit, kështu që ju duhet t’i drejtoheni kafesë dhe pijeve të tjera stimuluese për t’u përqendruar e për të mbajtur energji të vazhdueshme deri në drekë. Rekomandohet mbështetja në proteina e fibra.
Më konkretisht, Dr.Rupy Aujla mbështetet në lloje të ndryshme të mëngjesit.
Gjatë ditëve të javës, eksperti fillon me tërshërën e përgatitur një natë më parë, zakonisht shumë e lehtë. Përzieni dy lugë tërshërë, dy lugë fara liri të bluara, një lugë gjelle chia e një lugë gjelle fara kërpi. Më pas shtoni një mollë të grirë, disa fara kungulli, pak proteina pluhur dhe ujë ose qumësht kokosi. Në këtë mënyrë mund të kombinoni tërshërën, e cila është mjaft e pasur me karbohidrate, me ushqime të tjera me shumë fibra e proteina.
Kur ka më shumë kohë, mjeku arrin të përgatisë disa vezë të skuqura ose tofu të vendosura mbi bukën e farës, (nuk e rekomandon atë industriale), për shkak të karbohidrateve të larta që përmban ose ndoshta thjerrëza e avokado si pjata plotësuese.
Një tjetër zgjedhje që rekomandon eksperti është të preferoni ushqimet e kripura, si dhe të përfundoni mbetjet e kripura nga vaktet e mëparshme për mëngjes. Shumica e ushqimeve që hahen për mëngjes po shkojnë kundër dietës së kohës kur njerëzimi përbëhej vetëm nga gjuetarë. Në fakt, në atë kohë haheshin vetëm ushqime të kripura. Mëngjesi, si vakti i parë i ditës, nuk duhet të jetë i bollshëm, por të përmbajë lëndët e duhura ushqyese.
Nuk duhet të harrojmë pyetjen më të rëndësishme: nëse mëngjesi është i nevojshëm apo jo?
Shumë njerëz e anashkalojnë, veçanërisht gjatë ditëve të javës. Zgjedhja më e mirë mbetet një mëngjes i shijshëm, me proteinat dhe fibrat e tij të mira e më vonë se zakonisht, sado i papërshtatshëm të jetë nga pikëpamja organizative.
Megjithatë, në fund të fundit, ata që vendosin ta anashkalojnë nuk duhet të shqetësohen shumë, veçanërisht nëse mund ta kompensojnë me vakte të tjera, padyshim pa e ekzagjeruar.