Bota

Kur “të gjithë” po e marrin lehtë me koronavirusin, Brazili tremb me shifrat/ Numëron rreth 560 mijë viktima nga Covid-19.

Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 40.716 raste me COVID-19, derisa 1.175 tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni, ka bërë të ditur ministri brazilian i Shëndetësisë.

Siç raporton Reuters, ky vend nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 20.026.533 të infektuar me coronavirus.

Sa i përket personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, në Brazil janë të regjistruar 559.607, duke u bërë kështu ky vend i dyti në botë për nga numri i viktimave.

Pas shfaqjes së variantit Delta, në shumë vende të botës kanë filluar të ashpërsohen masat dhe të rriten thirrjet për vaksinim në veçanti në vendet e varfra.