Aktualitet

Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale F.M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.

Aktualisht, 70-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F.M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.

-Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin D.L., 31 vjeç, banues në Kurbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, në qytetin e Kurbinit ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F. R., 55 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

-Po kështu, specialistët referuan materialet për shtetasin Xh.B., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor Milot–Lezhë, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe u përplas me dy makina të tjera, me drejtues shtetasit M.M., 68 vjeç, banues në Kosovë dhe E.D., 32 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të lehta dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin M.M. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ata janë larguar për në banesë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.