Një 23-vjeçare u arrestua në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Couple” për zbardhjen e vjedhjeve. Sipas policisë, Flogerta Koçi, me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli kanë kryer dy vjedhje.
Më 30 maj i morën një shumë parash një drejtuesi taksie në Fushë Mamurras, duke e kanosur me armë. Më 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari hyri i maskuar në mjediset e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, kanosi punonjësin dhe me 23-vjeçaren i vodhi xhiron ditore.
Në kërkim u shpall Nikolli, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.
Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.
Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.