Dy të arrestuar dhe një në kërkim si autorë të disa vjedhjeve në Tiranë. Fillimisht, në pranga ra një 33 vjeçar me inicialet A.K. Dyshohet se vodhi një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Më pas u ndalua një i ri 20 vjeç dhe një 21 vjeçar u shpall në kërkim. Policia thotë se po heton për të tjera raste vjedhjesh nga këta persona. Ndërkaq, u sekuestruan disa bizhuteri e një shumë lekësh, si dhe një automjet.
Njoftimi zyrtar policor:
Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:
-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale;
-u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.