Shakira shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës së filmit të animuar “Zootopia 2”, të enjten mbrëma në Los Angeles, ku u shoqërua nga djemtë e saj, Milan, 12 vjeç, dhe Sasha, 10 vjeç.
Këngëtarja kolumbiane 48-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan ngushtësie Stella McCartney në ngjyrë livandoje, me prerje asimetrike që nxirrte në pah siluetën dhe këmbët e saj të tonifikuara.
Ajo e kombinoi pamjen me taka platforme satin, ndërsa pjesa e sipërme me jakë të rrumbullakët dhe mëngë të gjata i jepte një elegancë të rafinuar, shkruan DailyMail.
Djemtë e këngëtares, të cilët ajo i ka me ish-partnerin Gerard Piqué, u paraqitën me kostume dhe papionë po në nuancë livandoje të Stella McCartney, të kombinuara me këmisha të bardha dhe atlete, duke krijuar një pamje të koordinuar me të ëmën.
Flokët e Shakirës, ngjyrë mjalti, ishin kapur pjesërisht lart dhe pjesërisht të lëshuar, ndërsa grimi i saj theksonte tiparet me nuanca rozë dhe buzë natyrale.
Përveç paraqitjes, Shakira ka kontribuar edhe artistikisht në Zootopia 2, duke regjistruar këngën “Zoo” dhe duke rikthyer zërin e saj për personazhin Gazelle. Videoklipi i këngës është publikuar së fundmi.
Në premierë morën pjesë edhe aktorët Ke Huy Quan, Jason Bateman dhe Ginnifer Goodwin, të cilët gjithashtu shkëlqyen me veshjet e tyre elegante në tapetin e kuq.