Sot, banorët e shtëpisë kanë zgjedhur liderin e ri të shtëpisë përmes një votimi të organizuar nga Top Albania Radio, për grupin fitues, që kishte intervistat më të mira gjatë emisionit “Big Brother Radio”.
Ata morën një zarf të bardhë ku u njoftuan për këtë përzgjedhje, ku ishin të ftuar të votojnë për një nga kandidatët: Egli, G-Bani, Rizarta, Valbona, Danja dhe Shkëlzeni. Zarfi u lexua nga Ola:
Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani.
Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë
Pas votimit, Rizarta u zgjodh si liderja e kësaj jave me shumicë votash dhe menjëherë nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë.
Ky rol sjell një avantazh të madh për atë në lojë, i cili do të zbulohet më tepër gjatë Prime-it.