Tech

Ky mund të jetë telefoni më i hollë i palosshme në botë!

Honor Magic V5 mund të jetë ndër telefonat më të hollë me palosje në treg, me një trashësi më të vogël se 9 mm. Modeli i ri sjell gjithashtu ngjyra interesante, duke përfshirë një nuancë të re ari. Edhe pse detajet e kamerës, ekranit dhe funksioneve nuk janë konfirmuar ende, thashethemet tregojnë për specifikime mbresëlënëse. Modeli mund të ketë një bateri të madhe 6,100 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66W, që është një përmirësim në krahasim me paraardhësin e tij.

Magic V5 mund të mbajë çipin Snapdragon 8 Elite, dhe ekrani i brendshëm mund të jetë një LTPO. Thashethemet për një kamerë të fuqishme periskopi 200 MP, e cila nuk duhet të kompromentojë cilësinë e xhirimeve, gjithashtu tërheqin vëmendje të veçantë. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, prezantimi i tij pritet deri në fund të qershorit. 

Kompania kineze, Oppo ka prezantuar modelin Find N5, i cili ka marrë titullin e telefonit më të hollë të palosshëm në botë. Deri tani, këtë titull e mbante Honor Magic V3, por Oppo Find N5, me një trashësi prej vetëm 8.93 mm në gjendje të mbyllur, ka kaluar në krye. Në pjesën e pasme ndodhet një sistem kamerash me tre unaza, ku kamera kryesore ka 50MP me OIS (stabilizim optik të imazhit).

Telefoni përmban gjithashtu një telefoto periskopike 50MP me 3x zmadhim optik. Sistemin e kamerave e plotëson një lente ultra e gjerë 8MP. Në zemër të Oppo Find N5 gjendet çipseti Snapdragon 8 Elite, ndërsa bateria ka një kapacitet prej 5.600 mAh. Telefoni është rezistent ndaj ujit, por jo ndaj pluhurit dhe ka një peshë totale prej 229 gramësh. Çmimi i këtij telefoni është rreth 1800 euro.