Gossip Showbiz

Lamine Yamal mohon zërat për takim me Claudia Bavel: “Asnjë interes, asnjë kontakt”

Futbollisti i talentuar Lamine Yamal ka hedhur poshtë me vendosmëri lajmet që e lidhin me një takim të pretenduar me aktoren e filmave për të rritur, Claudia Bavel.

Në një intervistë për emisionin spanjoll “TardeAR”, 17-vjeçari deklaroi se nuk ka patur asnjëherë interes për të komunikuar me Bavel dhe përgënjeshtroi çdo aludim për një takim të mundshëm.

Jetoj me nënën time dhe njerëzit e panjohur nuk hyjnë në shtëpinë tonë

-u shpreh Yamal, duke përmendur edhe spekulimet e gazetarëve se modelja mund të ketë inskenuar një takim të rremë për të përfituar vëmendje mediatike.

Nga ana e saj, Claudia Bavel reagoi përmes rrjeteve sociale dhe në të njëjtin program, ku mohoi gjithashtu çdo takim real me futbollistin. Ajo sqaroi:

Ai pretendon se jeton me nënën, por jeton vetëm. Thotë se më ka refuzuar, por ishte ai që kërkonte të më takonte. S’ka pasur lidhje, as përpjekje për famë apo përfitime financiare.

Pavarësisht debatit të ndezur në media dhe rrjete sociale, Bavel u bëri thirrje ndjekësve të ndalojnë komentet fyese dhe paragjykimet.

Ajo nënvizoi se asnjë takim mes tyre nuk ka ndodhur kurrë dhe se situata është ekzagjeruar nga jehona publike.

Kjo ngjarje vazhdon të gjenerojë diskutime të shumta, ndërkohë që të dy protagonistët kërkojnë t’i japin fund spekulimeve.