Politikë Zgjedhjet 2025

Lapaj: “Në 2021, Rama mori vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve”

Nga Elbasani, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, duke folur për qeverisjen e Ramës në këto 12 vjet, tha se ai është lejuar të qëndrojë në pushtet nga vetë shqiptarët.

Me një përllogaritje të votave të marra në 2021, Lapaj tha se Rama ka marrë vetëm 21.7 % të votave, por ai mori 52% të mandateve pa i patur votat e shumicës.

LEXO EDHE: “Tribunal për pronën”, Endri Shabani në takim me profesionistët: Vija bregdetare të jetë publike

“Qeveria aktuale ka marrë në zgjedhjet e kaluara vetëm 48 përqind të atyre që votuan por ndërkohë mori 52 % të mandateve duke marrë pushtetin pa i patur votat e shumicës së atyre që votuan. Në raport me popullsinë ka marrë vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve.

LEXO EDHE: “Kjo është një betejë për të vrarë frikën”, Adriatik Lapaj me banorët e Kombinatit: Çdo shqiptar të reagojë, të çajmë sistemin!

Dhe ka 12 vjet që rri në pushtet dhe vjedh shqiptarët dhe ata thonë se ky është i fortë, rri në pushtet se ne të tjerët e kemi lejuar, ndaj duhet të bashkohemi për ta shembur. Si mund të rri në pushtet një njeri që ka marrë votat në 2 ndër 10 nga ne. Sepse 8 nga ne e kanë lejuar të vjedhë”, tha Adriatik Lapaj.