Food & Drink

Lazanjë me kungull e suxhuk

Lazanja me kungull e suxhuk është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një ndërthurje kreative mes shijes së butë dhe ëmbël të kungullit dhe aromës së fortë e pikante të suxhukut. Kjo recetë sjell një risi në tryezë, duke kombinuar shijen tradicionale të lazanjës me përbërës që i japin një karakter të veçantë ballkanik. Shtresat e petëve të lazanjës, kungulli i pjekur, suxhuku i skuqur dhe salca kremoze krijojnë një harmoni të shijshme që kënaq çdo kafshatë. Është një zgjidhje ideale për një drekë ndryshe, plot ngjyra dhe aromë.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

250 g petë lazanje të freskëta
1 qepë e vogël
4 kunguj
250 g suxhuk
Djathë që shkrin në feta
Kripë, piper
50 g djathë kaçkavall të grirë
Për beshamelën
1 litër qumësht
50 g miell
70 g gjalpë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.