Showbiz

Lehtësimet dhe ndryshimi i fashave orare, ja rregullat e reja

Sot hyjnë në fuqi masa dhe rregulla të reja për situatën e krijuar nga koronavirusi. Këtë fillimjave në zonat e kuqe ku bëjnë pjesë Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini e Kruja do të zgjatet fasha orare e lëvizjes deri në orën 21:00 dhe nuk do të jetë nevoja për të marrë autorizim në polici. Ndërkohë në zonat e gjelbra nuk do të ketë më kufizime dhe do të lëvizet lirisht.

Ndërkaq nga sot lokalet dhe restorantet ngrenë qepenat pas më shumë se dy muajsh. Por rihapja do të ndodhë nën masa të forta higjiene. Kështu çdo ambient duhet të sigurojë dy rrugë për hyrje dhe dalje më vete. Në hyrje të restorantit është një punonjës që pret klientët me dezifektant. Gjithashtu është riorganizuar vendosja e tavolinave për të respektuar distancën 2 metra. Në tavolinë nuk lejohen më shumë se 4 persona.