Gossip

Leonardo DiCaprio shpërthen ndaj Inteligjencës Artificiale: “Nuk ka asnjë grimcë humaniteti, nuk është art!”

Leonardo DiCaprio ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Hollywood, duke deklaruar se teknologjia po tenton të zëvendësojë artin e vërtetë dhe emocionin njerëzor.

Aktori 51-vjeçar, i shpallur Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se “nuk ka asnjë pikë humaniteti” në krijimet e AI-së.

DiCaprio kritikoi veçanërisht trendin e videove virale ku figura të ndjera të famshme “rikthehen” për të interpretuar këngë moderne. Sipas tij, këto eksperimente janë thjesht efekte të shpejta interneti dhe “zhduken sapo kalon moda”.

Ato mund të duken interesante herën e parë, por nuk kanë lidhje emocionale. Nuk janë art

-tha aktori, duke theksuar rëndësinë e krijimtarisë njerëzore.

Ai foli edhe për privatësinë, duke treguar se për të ruajtur karrierën dhe jetën personale, zgjedh të shfaqet rrallë në publik dhe shpesh mban kapelë ose maskë, një zakon që e nisi gjatë pandemisë.

Edhe në eventet më të mëdha, si dasma e Jeff Bezos, aktori është fotografuar duke mbuluar fytyrën.

Megjithëse fama e Titanic e katapultoi në një tjetër nivel suksesi, DiCaprio vazhdon të qëndrojë besnik pasionit të tij për artin origjinal, duke u distancuar nga trendet teknologjike që, sipas tij, kërcënojnë kinemanë e vërtetë.