Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio “vjedh” vëmendjen në dasmën e Jeff Bezos me një paraqitje që u kthye në meme!

Leonardo DiCaprio është bërë qendra e vëmendjes dhe objekt humori në rrjetet sociale, pas paraqitjes së tij në dasmën madhështore të miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sánchez në Venecia.

Aktori 50-vjeçar u fotografua në ishullin San Giorgio Maggiore i veshur me një smoking klasik, por ishte koka sportive me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” që tërhoqi më shumë vëmendje se veshja elegante.

E tëra e ulur mbi fytyrë, dukej sikur DiCaprio përpiqej të mos njihej, por… pikërisht për këtë arsye u komentua më shumë.

Reagimet në rrjet nuk vonuan.

Leo, të njohim edhe me sy mbyllur

-shkroi një përdorues. Të tjerë nuk kursyen sarkazmën:

Kështu dukem kur dua të dal për bukë, por pa u parë nga askush… E ka turp që e panë?… Mos është tullac dhe po fshihet?… Leo me atë kapele duket sikur po shiste hot-dog

Një përdorues shkroi:

Duke u munduar të mos tërheqë vëmendje, përfundon duke u kthyer në lajmin e ditës

Edhe pse ceremonia ishte dedikuar dashurisë së Jeff Bezos (61) dhe Lauren Sánchez (55), të cilët shkëmbyen betimet përpara të ftuarve VIP në një nga ambientet më romantike të Italisë, DiCaprio pa dashje ia “vodhi” skenën çiftit.

Në rrjete sociale, figura e tij u kthye në meme, me komente si:

– “Kështu dukem kur më vjen njoftim nga banka”

– “Kur dua të komentoj ‘Love Island’ por frikësohem nga spoiler-at”

– “Leo i viteve ‘Titanic’ nuk do të bënte këtë”.

Pavarësisht stilit të pazakontë, një gjë mbetet e qartë: Leonardo DiCaprio di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes — edhe kur përpiqet të mos jetë.