Aktualitet

Lëvizje në SPAK, Adnand Xholi drejtues i seksionit të krimit të organizuar; zëvendëson Dumanin

Adnand Xholi do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xholi zëvendëson kështu në këtë pozicion ish drejtuesin Alti Dumani i cili tashmë është zgjedhur drejtues i SPAK.

Ndërkohë edhe Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi.

Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.

Kujtojmë se Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e datës 16 dhjetor duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme.

Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi.

Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.