Aktualitet

Lëvizte i armatosur në qytet, në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë!

Lëvizte i armatosur në qytet, policia shpalli në kërkim një 21-vjeçar nga Lushnja. U arrestuan pesë miq të tij për mos kallëzim krimi, pasi ishin në një tavolinë me të riun.

Në xhepin e një xhupi të lënë në njërën nga karriget e tavolinës ku ndodheshin pesë të rinjtë, blutë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që u sekuestruan bashkë me një automjet dhe pesë celularë.

Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E.K., 20 vjeç, S.Sh., 24 vjeç, G.M., 21 vjeç, H.T., 20 vjeç dhe L.S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M.S e nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj. Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.S , u gjet municion luftarak (fishekë), njofton policia.