Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte modelja e fitness-it Dorina Mema, për të folur në lidhje me temën e ditës se si të ndryshon jetën një kafshë shtëpiake dhe si është marrëdhënia jonë me kafshët sot. Dorina ka treguar jo pak herë se ka një lidhje të veçantë me kafshët, sidomos me qenin e saj Boo. E pyetur se si ka nisur kjo lidhje me kafshët ajo shprehet se:
Kjo nuk nis por lind me ty. Unë jam rritur në Krujë dhe kur kemi qenë të vegjël mbanim rreth e rrotull pallatit kolibe qeni sepse na i vrisnin, ishte koha kur i vrisnin me çifte atëherë, merrnim bukë nga shtëpia dhe ua çonim. Unë isha vetëm 10 vjeçe atëherë. Disa jo se nuk i duan por i kanë frikë, disa thonë kanë alergji por nuk kanë alergji thjesht kanë frikë sepse nuk atakon kafsha me ty, me gjakun që mund të infektohet. Ata janë shumë të dashur kur i takon sepse dashuri kanë marrë dhe atë që marrin e japin.
A ka pasur ndonjë moment të vështirë që një kafshë ka qenë aty për Dorinën?
Qeni im ka 9 vite që jeton me mua, momenti më i vështirë është kur ma shkeli makina qenin dhe Boo ishte në koma, ma ka shpëtuar doktor Emre, më pas u zgjua por i premë këmbën dhe tani vrapon më shumë sesa më parë, e do shumë jetën.
Por çfarë i ka bërë përshtypje Dorinës nga qeni i saj?
Përshtypje më ka bërë qëndrimi i Boo me mua si fëmijë, xhelozia ndaj vajzës sime si fëmijë. Kur goca thotë: “Jam unë vajza e mamit”, Boo leh. Qëndrimi që ka në makinë ndaj policëve, nuk i lejon as të kërkojnë dokumentat. I do njërëzit, nuk kafshon kurrë dhe është protektive ndaj të zotit. Arrin të dallojë tendencën e keqe dhe nuk ju leh njerëzve që kanë tendencë të mirë.
Lidhur me keqtrajtimin e kafshëve, ajo rrëfen se:
Ne nuk vendosim dot gishtin, ka njerëz që janë psikopatë nuk ja u bëjnë dot njerëzve atë gjë dhe ua bëjnë kafshëve sepse janë më të dobët dhe kanë frikë. Ne nuk aplikojmë praninë e terapistit, por duhet ta bëjmë.
Dorina ka qenë pjesë e protestave për të sensiblizuar njerëzit në lidhje me keqtrajtimin e kafshëve. Ja se çfarë ka për të thënë ajo:
Nuk dua të përdoret çështja e kafshëve për arsye politike sepse unë as nuk dua të jem në politikë dhe nuk më intereson të jem. Kur dua diçka të mirë për qentë e dua për qentë. Duhet të ulemi të gjejmë një zgjidhje, vetëm të jenë mirë ata dhe ta zgjidhim këtë për kafshët që kanë ngelur. Një njeri që do ta adoptojë shkon tek streha dhe e adopton ose bën bamirësi, pra të dimë ku t’i gjejmë këta qen.
Rikujtojmë se, gjithashtu edhe këngëtarja Besa Kokëdhima ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me kafshët shtëpiake. Ajo tregoi se si i kanë ndryshuar ato jetën.