Live From Tirana

Lidhja e tij me Zotin, Mirdon Pacolli: “Kërkoj nga Zoti çfarë nuk kërkoj nga njerëzit!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Mirdon Pacolli. Ai ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën familjare, karrierën dhe jo vetëm…

A beson në Zot?

Po, shumë. 

Shkon shpesh në xhami?

Po.

Cilat janë disa momente që ti e ke ndierë shumë lidhjen me Zotin?

Unë jam besimtar, e besoj fenë dhe e praktikoj fenë, shumë. Nuk e besojnë njerëzit se më shohin kështu…

Çfarë i kërkon zakonisht Zotit kur shkon në xhami?

Shkoj dhe i kërkoj çfarë nuk kërkoj prej njerëzve. Është diçka që nuk e kërkoj tek njerëzit, nuk e kërkoj në këtë jetë. Shkoj dhe e kërkoj vetëm tek Ai. Është një raport vetëm mes meje dhe Zotit. Është diçka që më bën të ndihem shumë mirë. Ata që e praktikojnë e dinë shumë mirë këtë ndjenjë. Është një ndjenjë shumë e veçantë.