Aktualitet

Ligji që i ul taksat kumarit, 40% më pak tatime

Shumë shpejt industria e kumarit në Shqipëri do të paguajë 40% më pak taksa se tani. Ulja e taksës nuk do të bëhet me ndonjë ligj të ri por bazohet në Ligjin për Lojërat e Fatit të miratuar ne Vitin 2015. Ky ligj parashikon se kompanitë e basteve, kazinotë dhe lojrat e fatit do të paguanjnë nga 25 në 15% tatim. Kjo do të thotë se në arkat e tyre do të shkojnë rreth 30 milion euro më shumë fitim çdo vit.