Sport

Liverpool, Slot ka besim: PSG i thyeshëm, kalimi i raundit nuk është mision i pamundur!

“Nesër mund të bëjmë gjëra speciale, por duhet të jemi shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po luajmë kundër kampionëve të Evropës, kështu që kjo e bën detyrën akoma më të vështirë, por jo të pamundur”-kështu u shpreh trajneri i Liverpool, Arne Slot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain, me skuadrën e “The Reds” që pret kampionët transalpinë me disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë.

“Në radhë të parë iu kujtova futbollistëve të mi rezultatin 2-0-shtoi Slot-dukej diçka ndryshe siç e dimë të gjithë, por rezultati përfundimtar është 2-0. Në radhë të dytë, iu thashë se kemi treguar shumë herë se në ndeshje të mëdha ne kemi qenë në gjendje që të bëjmë paraqitje të jashtëzakonshme”.

Arne Slot e vijoi më tej mendimin e tij në konferencën për shtyp:

LEXO EDHE: Liverpool nuk gabon në garën për Champions, “The Reds” mundin me dy gola Fulhamin!

“Në 49 ndeshje që kemi luajtur në shtëpi nën drejtimin tim, 36 herë ia kemi dalë të shënojmë 2 apo më shumë gola-vijoi trajneri i The Reds-sigurisht nuk i kemi luajtur të 49 ndeshjet kundër Paris Saint Germain, e kuptoj, por kundërshtarët në Premier dhe Champions League me të cilët jemi përballur kanë qenë shumë të fortë”.

LEXO EDHE: Barcelona përfiton nga hapi fals i Realit, triumfon me “poker” në derbi dhe shkon +9 pikë në krye të La Ligës!