Bota

Lojrat Aziatike, policia indoneziane vrau dhjetëra kriminelë përpara eventit

Policia indoneziane ka vrarë dhjetëra “kriminelë” përpara nisjes së Lojrave Aziatike 2018, sipas “Amnesty International”. Grupi dënoi vdekjet, duke bërë thirrje për një hetim mbi politikën “qëllo në fillim e më pas merr në pyetje”.Të paktën 77 persona thuhet se janë vrarë që nga janari, me 31 vdekje në sulme policore që synonin të pastronin qytetet pritëse për Lojrat.