L’Oréal ka tërhequr nga tregu të gjitha lotet e kremit Effaclar Duo të markës La Roche-Posay, një produkt i njohur për trajtimin e akneve, pas shqetësimeve mbi praninë e benzenit, një substancë kancerogjene. Kremi, i cili përmban peroksid benzoil, mund të dekompozohet në benzen kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta ose rrezeve UV, duke rrezikuar shëndetin e përdoruesve.
Ky veprim vjen pas një paralajmërimi nga laboratori i pavarur Vailsure në Konektikat, që raportoi se shumë produkte që përmbajnë peroksid benzoil kishin nivele të larta të benzenit.
Pavarësisht se nuk është e qartë sa produkte janë prekur nga tërheqja, Effaclar Duo nuk është më i disponueshëm për blerje në faqen zyrtare të La Roche-Posay.
Benzeni është klasifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), Programi Kombëtar i Toksikologjisë (NTP), dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) si një kancerogjen i njohur për njerëzit.