Në puntatën më të fundit të emisionit “She’s On Top”, një nga momentet më të përfolura ishte pjesëmarrja e Loredana Bratit, ish-banore e Big Brother VIP Albania, e cila u përball me komente rreth marrëdhënies së saj me Joz Markun.
Që në fillim të emisionit, moderatori Visjan Ukcenaj solli një atmosferë lozonjare, duke përmendur se njëra nga konkurrentet e sezonit i kishte shkruar një poezi Jozit. Vajza në fjalë u ndje e detyruar të sqarojë situatën, duke theksuar se ajo dhe Jozi nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe se poezia kishte qenë thjesht miqësore.
Por reagimi i Loredanës nuk kaloi pa vëmendje. Ajo u tregua e qetë dhe elegante, duke dhënë një përgjigje që u interpretua si një mesazh i qartë:
Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.
Fjalët e saj u duartrokitën në studio dhe u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një nga momentet më të forta të mbrëmjes.
Loredana duket se vazhdon të jetë një figurë që di si të ruajë klasin, edhe kur përballet me situata delikate.