“Kthim tek rrënjët”, ky ishte përshkrimi i fotots së fundit të Loredanës dhe me këtë ajo tregon se është kthyer sërish në Kosovë
Javët e fundit, Loredana ka udhëtuar më shpesh drejt trojeve shqiptare, edhe pse nuk ka treguar se cila është arsyeja e vërtetë e këtyre vizitave.
Së fundi, këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë, teksa shkruan “Back to the roots” që do të thotë “Kthim tek rrënjët”. Në disa prej fotografive, ajo u shfaq në aeroport, kurse në të tjerat tregoi vendin që vizitoi pas arritjes në Kosovë.
Kujtojmë se pak ditë më parë ajo bëri një deklaratë të fortë për Mozzik, duke thënë se është më i miri, ndoshta edhe ky rikthim në vendlindje ka lidhje me ish bashkëshortin e saj. Tashmë mbetet t’i shikojmë bashkë edhe në Kosovë.
https://www.instagram.com/p/CG71ejAFbhC/?utm_source=ig_web_copy_link