Gossip Showbiz

Louis Tomlinson dhe Zara McDermott konfirmojnë romancën me një puthje pasionante në publik?

Louis Tomlinson dhe Zara McDermott nuk po fshihen më. Këngëtari i njohur i One Direction, 33 vjeç, dhe ish-konkurrentja e “Love Island”, 28 vjeç, janë parë duke shkëmbyer një puthje pasionante në Los Angeles, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre të re.


Pas thashethemeve që nisën ditë më parë, çifti u fotografua për herë të parë së bashku gjatë një dreke, ndërsa tani, pamjet ekskluzive të siguruara nga “MailOnline” tregojnë momentin kur ata ndahen jashtë një vile luksoze, ku nuk mungoi as një puthje e zjarrtë përpara se Zara të largohej për në aeroport.

Louis shfaqej i veshur thjesht me një bluzë me kapuç dhe pantallona sportive, ndërsa ishte zbathur.

Në krahun tjetër, Zara mbante një kostum sportiv blu, atlete Adidas dhe syze aviator, duke preferuar të dalë pa grim.

Të dy dukeshin të lumtur dhe shumë të afërt, duke konfirmuar zyrtarisht fillimin e një romance të re që tashmë ka marrë vëmendjen e fansave dhe mediave.