Top 100 Songs of the Year

Luani për të fituar! 8 orë maratonë transmetimi me quizze dhe plot dhurata!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2024, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.

Luani për të fituar! Data 31 Dhjetor në Top Albania Radio vjen me dhurata për ju! Ashtu si çdo vit, rikthehet Maratona e 100 këngëve më të mira të vitit dhe me plot surpriza. Gjatë 8 orëve transmetim do të kemi 8 quizze dhe 8 fitues në lojërat tona. Zgjidhni ju se për cilën vlerë dëshironi të luani!

Telefononi në 0692047299, sot nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe mund të jeni ju fitues!