Celebrities Music Showbiz Top 100 Songs of the Year

“Të ndajmë momente të bukura dhe…”/Meriton Mjekiqi vjen me një urim për dëgjuesit e TAR: “Kujdes…”

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

Një mesazh zanor ka ardhur dhe nga Meriton Mjekiqi, ekskluzivisht për Top Albania Radio. Ja urimi i tij:

Ju përshëndes të dashur dëgjues të Top Albania Radio! Ju uroj një Vit të Ri plot mundësi, gëzime dhe suksese! Le të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe ritme pozitive bashkë! Zoti ju bekoftë dhe gëzuar festat! Dhe mos harroni, kini kujdes dhe timonin!