Reperi dhe muzikanti i njohur Machine Gun Kelly i bëri një dhuratë të paharrueshme vajzës së tij Casie për ditëlindjen e saj të 16-të.
Gjatë eventit të tij “MGK Day” në Cleveland, Ohio, artisti 35-vjeçar i dorëzoi asaj çelësat e një Acura TLX të zezë – makina që ajo kishte ëndërruar prej kohësh.
Në një video emocionuese që u bë virale në rrjetet sociale, Casie shihet e befasuar dhe e emocionuar, duke përqafuar menjëherë babain.
Para se ajo të provonte makinën e re, MGK i dha një këshillë me humor:
Mos nga si unë
-ndërsa Casie iu përgjigj duke qeshur:
Saktë.
E reja shtoi se tashmë i mbetet vetëm të marrë patentën, në mënyrë që të mund të ngasë makinën e re.