Bota

Macron kërkon projekt të ri të mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një projekt të ri të mbrojtjes së Evropës. Ai tha se siguria e kontinentit nuk duhet të mbështetet aq shumë në Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se bisedimet për bashkëpunimin në mbrojtje duhet të zgjerohen te të gjitha shtetet evropiane dhe Rusia.