Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se situata në Gazë mbetet jashtëzakonisht e vështirë, duke u kërkuar të gjitha palëve të mbështesin angazhimet e tyre. Duke folur në një deklaratë për mediat nga samiti i G20-ës në Johannesburg të Afrikës së Jugut, shefi i Elizesë theksoi se situata në Gaza mbetet “jashtëzakonisht e vështirë” dhe se armëpushimi duhet të vijojë armëpushimi.
Macron bëri thirrje për vazhdimin dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen angazhimeve të tyre në bazë të marrëveshjes.
Ndërkaq, një delegacion i lartë i Hamasit ka zhvilluar bisedime me shefin e inteligjencës egjiptiane, Hassan Rashad në Kajro, duke u përqendruar në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë dhe adresimin e shkeljeve të vazhdueshme izraelite.
Takimi i nivelit të lartë mblodhi drejtuesit e Këshillit të Udhëheqjes së Hamasit, Muhamed Darwish dhe disa anëtarë të tjerë për t’u koordinuar me ndërmjetësit egjiptianë për stabilizimin e armëpushimit të brishtë që hyri në fuqi në tetor.
Gjatë diskutimeve, zyrtarët e Hamasit riafirmuan angazhimin për të ekzekutuar fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, por shprehën shqetësime serioze për veprimet izraelite që kërcënojnë të minojnë marrëveshjen.
Delegacioni bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi të qartë monitorimi të mbikëqyrur nga ndërmjetësit për të dokumentuar shkelje dhe për të siguruar një veprim të menjëhershëm korrigjues.