Health & Beauty Lifestyle Magjia e Festave - News

Make-Up Artist Tomas sugjeron look-un perfekt gjatë festave të fundvitit!

I ftuar në “Magjia e Festave” me Dea Vieri, ka qenë make-up artist dhe fitues i “Beauty 3” në Top Channel, Tomas. Ai ka dhënë këshillat e tij se si të veprojmë me tualetin në këtë sezon festash, por duke treguar dhe trendet që priten në vitin 2025…

Çfarë do të sugjeroje për një look perfekt gjatë festave të fundvitit?

Vazhdojmë me atë klasiken, buzët e kuqe dhe peneli i zi, që është ai look ikonik që shkon për çdo lloj eventi dhe sidomos tani për festa. Gjithashtu një sugjerim tjetër, do ishin edhe tonet e kakaos, këto të ngrohtat. Një ‘smokey eyes’ me tone pak të lehta që do dukeshin shumë bukur në darkën e Krishtlindjes. Duke qenë se jemi në periudhën e festave, pak shkëlqim, por pse jo dhe pak ‘glitter’ tek sytë.