Një automjet ra në humnerë në zonën e Krastës në Bulqizë. Për pasojë një 60-vjeçar që udhëtonte si pasagjer humbi jetën. Policia deklaroi se drejtuesi i makiës të aksidentuar u transportua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter në gjendje të rëndë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë rruga e keqe.