Makinat elektrike në Europë tejkalojnë një milionëshin duke u renditur direkt pas Kinës, që ka një treg më të madh makinash, por para Shteteve të Bashkuara. Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë makina elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, duke shënuar rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.