Bota Botë e Çuditshme

Mali Taranaki në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person!

Një mal në Zelandën e Re tani njihet ligjërisht si person pasi i janë dhënë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e një njeriu nga qeveria. Ligji i ri ofron mbrojtje shtesë për malin Taranaki i njohur tani si Taranaki Maunga, emri i tij Maori dhe do të thotë se ai ka të gjitha të drejtat, fuqitë, detyrat dhe përgjegjësitë e një personi. Është pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë së Zelandës së Re dhe fiseve indigjene Maori, të cilat prej kohësh e kanë konsideruar malin 2,518 metra si paraardhës.

Personaliteti juridik i malit ka një emër, Te Kahui Tupua, të cilin ligji e sheh si “një tërësi e gjallë dhe e pandashme”. Ai përfshin Taranaki dhe majat dhe tokën përreth tij, duke përfshirë të gjitha elementet e tyre fizike dhe metafizike. Ndërsa katër anëtarë të iwi-t ose fiseve lokale Maori dhe katër të tjerë të emëruar nga ministri i ruajtjes së vendit, do të përbëjnë një ent të ri që vepron si “fytyra dhe zëri” i malit.

Të drejtat ligjore në thelb u japin fiseve më shumë fuqi për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e malit në një epokë ku ai është bërë një vend popullor për turizmin, shëtitjet dhe sportet e borës. Pavarësisht projektligjit të ri, i cili kaloi njëzëri në parlament, mali do të mbetet një destinacion i aksesueshëm për publikun. “Mali ka qenë prej kohësh një paraardhës i nderuar, një burim ushqimi fizik, kulturor dhe shpirtëror dhe një vend pushimi”-tha Paul Goldsmith, politikani përgjegjës për vendbanimet midis qeverisë dhe fiseve Maori.