Bota

‘Mallkimi i motit të keq’/ Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbaixhanin!!

Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi. Ngjarja ndodhi 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, për shkak të motit të keq.

Nikol Pashinyan tha se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit, transmeton agjencia e lajmeve Interfax.

Kryeministri armen ishte drejtuar për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.

Disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.

Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit.

Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij.

Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike.

Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët.

“Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.