Dita e sotme cilësohet “historike” për atletikën dhe të gjithë sportin pasi keniani Sabastian Sawe fitoi Maratonën e Londrës duke arritur që të vrapojë 42.195 kilometra nën 2 orë. Hera e parë në historinë e kësaj disipline që një atlet arrin të mbyllë garën nën këtë kohë.
Sawe theu rekordin botëror për distancën e që ishte 2:00:35, vendosur nga Kelvin Kiptum në Maratonën e Çikagos të vitit 2023.
Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, vrapoi distancën e maratonës nën dy orë, 1:59:40.2 në vitin 2019, por kjo kohë nuk merret parasysh pasi veterani ia doli jo gjatë një gare kompetitive.