Mashtroi me biletat e avionëve, arrestohet drejtuesja e një agjencie në Tiranë. Qytetarët kishin prenotuar bileta udhëtimi, por agjencia e vendosur pranë Bulevardit “Zhan D’ark” dyshohet se i ka anuluar ato, duke përvetësuar shuma parash që varionin deri në 1.500 euro. Për të shmangur skema të tilla, ekspertët sugjerojnë që qytetarët të konfirmojnë biletat pranë kompanive ajrore, ose t’u drejtohen agjencive serioze.