Nga kjo e hënë edhe maturantët i rikthehen bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Për 3 javë maturantët do të përgatiten për provimet e maturës. Por në klasa nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës dhe mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Hapja graduale prek edhe Muzetë, sportistët, por edhe televizionet që nga sot mund të ftojnë në studio më shumë se dy persona por duke respektuar distancën prej 2 metrash.