Bota

Mbulimi i skandaleve seksuale, Trump: “Pagesat i bëra unë, jo fushata”

Presidenti amerikan mohoi përdorimin e financave të fushatës zgjedhore për të bërë pagesa për dy gra që thonë se kanë pasur marrëdhënie me të. Deklarata erdhi pasi ish-avokati i tij, Michael Cohen, u deklarua fajtor për shkelje të ligjeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 lidhur me trajtimin e parave të tij. Në një intervistë televizive me Fox & Friends, Trump tha se pagesat erdhën prej tij personalisht, por nuk ishin para fushate.