Për shqiptarët që jetojnë në Greqi, më 2 mars, në Athinë do të hapë dyert Panari i Punës, me moton: “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”. Përmes një videoje të shpërndarë sot në rrjetet sociale, këtë panair, kryeministri Edi Rama e konsideron një “ftesë” në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030.
Shqipëria hap kufijtë për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve. Panairi i punës, “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” shkon në Athinë më 2 mars, duke ofruar mundësitë më të mira për punësim e rikthim në atdhe. Bashkohuni me ne për të bërë një hap të rëndësishëm për karrierën, familjen, të ardhmen, thuhet në videon e shpërndarë nga shefi i qeverisë.
Mesazhi iu drejtohet të gjithë bashkatdhëtarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që t’i bashkohen këtij panari për t’u njohur me punëdhënësit, pagat, programet e aftësimit dhe sektorët pararojë.
Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës. “2 mars 2025, Technopolis Athinë, Shqipëria vendi juaj, mundësia juaj.