Gossip

“Më lini rehat!” Kelly Osbourne shpërthen pas akuzave për humbje peshe!

Kelly Osbourne ka reaguar ashpër ndaj kritikëve që e sulmojnë për humbjen e dukshme në peshë, në një periudhë ku ajo dhe familja po përballen me një dhimbje të jashtëzakonshme.

Gjatë një interviste me Piers Morgan, një video nga Instagrami i Kelly-t, e cila u fshi më vonë, u transmetua, duke treguar reagimin e saj emocional ndaj komenteve negative që merr online.

Në videon e publikuar, Kelly u shpreh e lodhur dhe e lënduar nga komentet që e pyesnin nëse ishte “e sëmurë” apo e akuzonin për përdorim të Ozempic.

Babai im sapo vdiq. Po përpiqem të mbijetoj. E vetmja gjë që dua të ndaj me ju është pak lumturi, jo mjerimin tim

-tha ajo, duke mbyllur mesazhin e saj me një “F— off” për të gjithë kritikët.

Në të njëjtën intervistë, Sharon Osbourne, nëna e saj, shfaqi mbështetjen e plotë për vajzën, duke shpjeguar se Kelly po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë pas humbjes së Ozzy Osbourne.

Ajo ka humbur babain e saj. Nuk mund të hajë tani, dhe njerëzit vazhdojnë e gjykojnë

-tha Sharon.

Kelly Osbourne, tashmë 41 vjeç, është rritur nën syrin e publikut që nga mosha 15-vjeçare me reality show-n The Osbournes dhe ka folur shpesh për luftën e saj me peshën, imazhin e trupit dhe komentet shpesh mizore të rrjeteve sociale.