Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka ndezur sërish spekulimet për një martesë të mundshme, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku tregon një unazë mahnitëse.
Edhe pse futbollisti portugez i është referuar më parë Georginës si “gruaja” e tij, çifti ende nuk është kurorëzuar zyrtarisht.
Në postimin e saj të fundit, Georgina shkroi në arabisht:
Na mbaj larg të keqes, Amen
– duke shtuar më tej kuriozitetin e ndjekësve mbi kuptimin e unazës që shfaqet në foto.
Në serialin e saj dokumentar “I Am Georgina”, 31-vjeçarja ka rrëfyer se miqtë e saj shpesh i bëjnë shaka për faktin që ende nuk është martuar me Ronaldon. Ajo ka thënë me humor:
Ata gjithmonë më pyesin: Kur është dasma?’
Megjithëse asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar një martesë të afërt, postimi i Georginës ka ngritur sërish pyetjet mbi të ardhmen e çiftit më të përfolur të showbiz-it dhe sportit.