Celebrities Gossip Showbiz

“Me të ka kërcyer gjithë rruzulli…”, Ilnisa justifikon fjaline e thëne për Riken!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ilnisa ka shprehur vazhdimisht xhelozi gjatë ditëve të fundit në shtëpi për afrimitetin mes Rikes dhe Meritonit. Madje, në nerva e sipër, gazetarja e pyeti moderatorin se përse kërceu “me atë që ka kërcyer gjithë rruzulli”. Në një sqarim të bërë gjatë Prime-t, Ilnisa shpjegoi se deklarata e saj ishte pasi Rike është vajzë që udhëton shumë e më pas ka vazhduar debati.

Rike: Ilnisa je e ligë!

Rike: Më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje. E kam vetëm shok Meritonin

Ilnisa: Fut spicat

Rike: Ti të kesh turp. Je duke plasur nga inati, po ishalla të merr

Ilnisa: Fol mirë, se nuk tregon gjë post kulturës që ke

Rike: Xhelozia jote të bën për të qeshur

Rike: Unë në këtë shtëpi jam shoqe me të gjithë, përveç Ilnisës, sepse është xheloze. Ka një xheloze, e vuan shumë

Debati gjatë javës mes Eglës dhe Ilnisës ka qenë tema e parë e diskutimit për mbrëmjen e sotme. Gjatë debatit Egla ka përfshirë edhe banorë të tjerë duke i quajtur “zara” të Ilnisës. Për këtë Juli i ka drejtuar një pyetje Eglës, duke marrë shkak edhe nga hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.