Gossip Showbiz

Meghan Markle sjell një podcast të ri, por kritikat nuk ndalen! Pse?

Meghan Markle ka nisur një podcast të ri të titulluar “Confessions of a Female Founder”, ku fton gra të suksesshme nga bota e biznesit për të ndarë përvojat e tyre.

Në episodin e parë, Meghan ndau edhe përvojën personale me preeklampsinë pas lindjes.

Megjithatë, podcasti është përballur me kritika. Disa e kanë cilësuar si sipërfaqësor dhe më shumë të fokusuar në promovimin e markës së saj “As Ever” sesa në ofrimin e përmbajtjes me vlerë për dëgjuesit.

Ndërsa Meghan më parë ka pasur sukses me “Archetypes”, rënia e shpejtë në renditje pas disa episodeve ngre pikëpyetje mbi ndikimin afatgjatë të projekteve të saj në media.

Sidoqoftë, përmes këtij podcasti të ri, ajo synon të zgjerojë praninë e saj në fushën e biznesit dhe medias, duke vendosur gratë në qendër të vëmendjes.