Kancelarja Angela Merkel tha se një marrëveshje e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës për korrigjimin e kufijve mund të ketë pasoja në rajonet e tjera të Ballkanit. Ajo paralajmëroi se një marrëveshje e tillë për territoret mund të krijonte një precedent dhe të çonte në negociata të ngjashme në vende të tjera në Ballkan.